Tentuan të dilnin jashtë vendit përmes Rinasit me teste të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 persona

Tentuan të dilnin jashtë vendit përmes Rinasit me teste të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 persona

10 persona po procedohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë falsifikuar testet e COVID-19, të cilët do i përdornin për të dalë jashtë vendit në drejtim të vendeve të tjera që kërkojnë një tampon negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Policia pas dyshimeve për falsifikim të testeve ka kontaktuar klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste duke vërtetuar që në fakt ato ishin të falsifikuara.

G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale "Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave".

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur