Zbulohet 'spiuni', 2 në kërkim! Gruaja e biznesmenit rrëfen përleshjen me grabitësit: Hynë duke trokitur, burrin e mbyllën në tualet, kërkonin kasafortën

Tre ditë pas tentativës së grabitjes së çiftit të biznesmenëve në Tiranë policia ende nuk ka asnjë të arrestuar, por dy të dyshuar, që janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga policia, i dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias rreth 20-vjeç me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim, raporton gazetarja Xhensila Kodra. I dyti është i afërm i familjes Laze. Ai dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në Tiranë. 

Autorët që tentuan grabitjen ishin tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar me shpejtësi. Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze. 

Afërdita Laze ka dëshmuar sërish në polici pasi gjendja e saj tashmë është stabël. Gruaja ka deklaruar se vajza e tyre Dejzi Laze ka dëgjuar zhurmën e autorëve të cilët pasi janë ngjitur në banesë kanë trokitur në derë, pasi vajza ka hapur derën dy personat e maskuar e kanë kapur për flokësh dhe e kanë larguar në dhomë, me pas ka dalë Afërdita dhe e kanë qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Ajo vijon më tej rrëfimin duke deklaruar se Petriti ndodhej në dhomë në gjumë dhe kur ka dëgjuar krismën e armës ka dalë me vrap nga dhoma, autorët i kanë drejtuar armën dhe i kanë kërkuar çelësin e kasafortës, duke tentuar t'i nxjerr jashtë ata e kanë plagosur dhe e kanë mbyllur në banjo.

"Petriti është hedhur nga dritarja i plagosur ka marrë një levë dhe është ngjitur në banesë, por autorët pasi kishin kontrolluar banesën u larguan me shpejtësi pa mundur të marrin gjë" tha ajo. Vajza e çiftit Dejzi lajmëroi dajën të cilit i kishte thënë "hajde shpejt se po na vrasin po na vjedhin", më pas lajmëroi policinë dhe ambulancën. Sipas Afërdita Lazes dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe burri i 59-vjeçares, Petrit Laze.

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën mbrëmjen e së dielës me armë zjarri. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 22/01/2020 13:28

    Po si qellohet me arme o poshtersira Kalbeni ne burg keto plehra

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/01/2020 10:42

    Ti gjejne e ti derrmojne bajgat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen