Shkojnë t'i grabisin! Dy persona plagosin me armë çiftin e biznesmenëve në Tiranë, burri rëndë (FOTO+VIDEO)

TIRANE-Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në vilën e tyre në Allias pas tentativës së grabitjes nga dy persona të armatosur. Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe. Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark. Gruaja ka marrë një plumb në kofshë, por paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në vilën e çiftit. Sipas policisë dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tyre për ti grabitur, por në momentin që janë konstatuar nga Petrit dhe Afërdita Laze, njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit duke i plagosur.

Ulërimat dhe thirrjet për ndihmë të çiftit janë dëgjuar nga fqinjët që kanë shkuar me shpejtësi dhe kanë lajmëruar policinë. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se nga të dhënat e para, bazuar te grupi hetimor, autorët nuk kanë arritur që të marrin gjë, megjithatë vijojnë verifikimet. Petrit dhe Aferdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).  Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1579471264_WhatsAppImage20200119at22.56.41.jpg

Çifti Petrit dhe Aferdita Laze

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:18
Foto e çiftit të biznesmenëve që u plagosën në Tiranë dhe pamjet vendi i ngjarjes

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

1 / 9

Çifti Petrit dhe Aferdita Laze

2 / 9

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

3 / 9

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

4 / 9

Çifti Petrit dhe Aferdita Laze

5 / 9

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

6 / 9

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

7 / 9

Policia në zonën ku ndodhi ngjarja

8 / 9

Çifti Petrit dhe Aferdita Laze

9 / 9
Ora 23:17
Dollapë të hapur dhe sirtarë të shkatërruar, autorët kthyen përmbys vilën e biznesmenëve

1579472313_plagosja.jpg
Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar. Çifti ndodhet në spitalin e Traumës. Burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.

Ora 22:53
Zbulohet fotoja e çiftit të biznesmenëve që u plagosën me armë nga grabitësit

1579470777_WhatsAppImage20200119at22.52.04.jpg
Shqiptraja.com siguron fotot e çiftit të biznesmenëve me origjinë nga Skrapari që u plagosën mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në vilën e tyre në Tiranë. Të plagosurit janë Petrit Laze dhe Aferdita Laze.

Ora 22:39
Plagosja e çiftit në Tiranë, burri u qëllua me armë në bark

1579469954_policia.jpg
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, teksa burri ndodhet në gjendje më të rëndë. Burime për Report Tv pohojnë se burri është qëlluar me armë në bark.

Ora 22:39
Zbardhet ngjarja në Tiranë, çifti i biznesmenëve në Allias u qëllua me armë gjatë grabitjes

Çifti i bashkëshortëve që u plagos me armë zjarri sonte në Tiranë, sipas burimeve kanë disa dyqane në Tiranë që tregtojnë bukë dhe prodhime të tjera të brumit.. Burime për Report Tv pohojnë se çifti u plagos gjatë grabitjes së banesës së tyre. Persona të armatosur kanë hyrë në vilën e tyre në Allias dhe i kanë grabitur.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento

Komente

  • TTT: 20/01/2020 08:14

    Beri kazermen e re te RENEAs 4 milion euro per te vazhduar mentalitetin e stervitjes me pushke druri e thase me kashte. Eliminojini e qerojini more keto funderrina, per cfare i paguajme taksat per policira speciale

    Përgjigju
  • Ema: 20/01/2020 07:25

    Jam shum dakort me gjoben por tu hiqet edhe patenta se vrasin me dashje kush perdor celular ne timon

    Përgjigju
  • Jona: 20/01/2020 07:17

    A nuk duhen asgjesuar keto kriminel? Pse ti arrestoj e mos ti vrasi policia?Kto pas 1 viti dalin nga burgu e vrasin prap.

    Përgjigju
  • Alb: 20/01/2020 00:29

    Ore shteti ka rene ka me shume se 6 muaj qe ja ben mu qe shteti na ka len shenden gjykata qe po lirojn vrasesa,vrasje atentate pa fund grabitjet jane shtuar institucionet jane ne gjendjen me te keqe keshtu qe cdo person qe ska mundesin te largohet nga ky vend te siguroj vetmbrojtjen e familjes dhe te veten.

    Përgjigju
  • katerina mci: 20/01/2020 00:00

    ktu bien kambanat cdo dite. a po i degjon njeri. shof t pa afte qe mbajne nje vend pune sa per inercine e rroges. o ministra politikane police gjyqtare zyrtare njerez kafshe ca jeni ju. kafshe s jeni se kafshet jan me mire. po kur se beni dot nje detyre qe keni me mire terhiquni se moret ne qafe nje popull megjithate per mendimin tim vazhdon keshtu ju jeni shum ok ku pikerisht ky popull eshte me i interesuar per te djelen shqiptare ka nje meseazh per ty dua te te bej te lumtur e perputhen sesa per by.. e vet. dhe me kto politikane qe e kane ndritur pa pozite e opozite mjer ju o te mjere zoti ju meshirofte se s dini ca beni e zoti ju falte ose ju shofte rracen e felliqur qe jeni

    Përgjigju
  • KIRI: 19/01/2020 23:55

    NE qofte se keni para mbani qen,,vendosni kamera kudo,,,merrni roje te armatosura Brenda shtepise mbas ores 3 te pasdites,,,,mos I kurseni parate para jetes,,...

    Përgjigju
  • ymeri: 19/01/2020 23:51

    POLICIA TE ARMATOSE ME REVOLE E PUSHKE TE GJITHE TREGTARET DHE BIZNESMENET APO NJEREZIT QE KANE LEKE NE SHQIPERI SEPSE POLICIA NUK MUND TE SIGUROJE MBROJTJE NE CDO CEP E SKUTE,,,, DHE TE NDRYSHOHET LIGJI PENAL QE PRONARI I SHTEPISE TE KETE TE DREJTE TE VRASE KEDO QE I HYN NE SHTEPI PER TA GRABITUR,,,,KESHTU E KA LIGJIN SHBA,,,DHE POLICIA ATJE NE SHBA TE THOTE TE LUMTE PUSHKA....

    Përgjigju
  • lola: 19/01/2020 23:43

    kta plerat s kane faj i kane msu koleget e tyre qe grabisin ne spanje e itali lane nam mire kto po habitem me shtetet e huaja qe nuk i tredhin kto monstra shqiptare. t isha une spanjolle ose italiane angleze do e shfarosja ket rrace shqiptaresh qe t ju dridheshin leqet vetem t mendonin nje grabitje jo me ta benin

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/01/2020 23:34

    Gjynah qe burri nuk kishte armë me vehte ti kishte lënë bajgat në vend. Kështu do shpëtonim të gjithë nga halet.

    Përgjigju
  • Adi: 19/01/2020 23:15

    Keto duhen te gjinden me c'do cmim e te denohen maksimalisht. Krimi me i rend esht ti vesh atij tjetrit ne shpi e ta qellosh me arme

    Përgjigju
  • O popull: 19/01/2020 23:03

    Un me edi ramen kam qen po duhet te ngrihemi per te miren ton nuk ka polici , esht policia me e dobet e historis se shqiperis ! Nuk po kapet asnje kriminel krime ne gjith shqiperin asnji nuk arrestohet ... disa vrasje ne lushnje asnji nuk kapet , vrasje ne rreshen , vrasje ne vlor 7 veta ne kerkim asnji nuk kapet , klani duka ne mes te tiranes asnje nuk kapet , killeri shkodres nuk kapet ! Ca policie esht kjo

    Përgjigju
    • Populli: 20/01/2020 01:28

      Ka pune te tjera policia pse me kto do meret?

  • Lari: 19/01/2020 22:57

    Ku je mer xhaxhi enver se kto dun litarin siç ja vune biut zades me shoket e tij ne shkozet qe shkun me vjell ne koprativ veto ti i vjen hakut ketyre morrave ne shqiperi e jo edi me lulin qe e kan menjen me bo spektakel ne tv e internet

    Përgjigju
  • Kalorsi: 19/01/2020 22:29

    Per perdorim celulari ne timom eshte pak te gjobisi policia,duhet heq patenta fare se ai qe perdor celular ne timon jasht shtetit konsiderohet VRASES NE TIMON

    Përgjigju
    • Alb: 20/01/2020 00:22

      Aha te jen dhe ata qe na drejtojn si ty na mori lumi.

    • Shofer: 20/01/2020 00:13

      Ti zoti kalores vazhdo ti hypesh kalit me rradh, kupton ti qe ky shtet vetem me gjoba kerkon te mbahet ? Dhe ato pare nuk osht se shkojn ne investime por vila e makina qeveritarsh, kshuqe vazhdo ngraj gamorin tat para se me te ngra gamori ty