BURREL - Dy adoleshentë fshihen pas tentativës për grabitje me maska dhe armë të cilët i zunë pritë një furgoni dhe qëlluan me breshëri automatiku ndaj tij në aksin Milot-Burrel.
Gjatë orëve të pasdites së sotme, policia njoftoi arrestimin e dy autorëve të dyshuar për grabitjen me armë, mbetur në tentativë në fshatin Bushkash të rrethit të Matit. 18-vjeçari Gjoke Rica dhe 16-vjeçari Marketin Menga lindur dhe banues në fshatin Bushkash u arrestuan për veprat penale vjedhje me armë në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dy të rinjtë kanë dalë përpara furgonit dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë, por shoferi i është shmangur dhe ka vazhduar rrugën. Kur kanë parë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, atëherë personat e maskuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë lënduar drejtuesin e furgonit tip Volksvagen Sharon me targe MT 3389 A.
Drejtuesi i automjetit me iniciale P.N është me banim në Burrel. Ai lëvizte i vetëm nga Miloti në drejtim të Burrelit në momentin kur të rinjtë me maska e të armatosur i zunë pritë duke kërkuar që të ndalte makinën.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, autorëve të kësaj ngjarjeje u është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë automatike “pushkë dhjetëshe” me të cilën këta shtetas kanë qëlluar me qëllim grabitjen.
Ky nuk është rasti i parë që në aksin Milot-Burrel shënohen tentativa të tilla grabitjesh. Për vite me radhë ky aks ka shënuar numër të lartë grabitjesh me dhunë, kjo për shkak edhe të terrenit të vështirë të rrugës. Sipas policisë grabitësit përfitojnë nga fakti që rruga është me kthesa duke e pasur më të lehtë jo vetëm ndalimin e makinave por edhe largimin nga vendngjarja pa rënë në gjurmët e policisë.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 08:59 dhe u përditësua në 19:10
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com