Tentuan të kalonin 12 sirianë drejt Kosovës, dy të arrestuar në Kukës

Tentuan të kalonin 12 sirianë drejt Kosovës, dy të arrestuar në Kukës

Foto Ilustruese

Policia e Kukësi ka goditur një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Blutë e Kukësit bëjnë me dije se janë vënë pranga B. D., 29 vjeç dhe M. R., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

29-vjeçari me iniciale B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë.

Ndërsa, 22-vjeçari me iniciale M. R., u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

 Blutë sqarojnë se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja