Tentuan të kalonin 46 kg drogë në kufi, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Tentuan të kalonin 46 kg drogë në kufi, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Droga e sekuestruar

Një çift shqiptarësh, 22 dhe 27 vjeç, janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur duke transportuar një sasi  prej 46 kg kanabis.

Sipas drejtorisë së policisë së Kosturit, departamenti i anti drogës në këtë rajon kishte informacione se çifti i shqiptarëve do të transportonte një sasi droge nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur, me destinacion Athinën.

Menjëherë në zonë u vendosën disa patrulla policie të cilat pasi lokalizuan dy të dyshuarit, iu bënë atyre shenjë të ndalojnë.

Fillimisht policia i bëri shenjë të rinjve të ndalonin automjetin, por shoferi shqiptar rriti shpejtësinë duke tentuar t’i largohet efektivëve.

Drejtuesi i automjetit nuk ndaloi duke shtuar shpejtësinë. Pak kilometra me tej, policia mundi të ndalojë mjetin dhe t’ vendosë atyre prangat.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës