Tentuan të korruptonin efektivët, manovra të rrezikshme dhe shpejtësi ‘skëterrë’, policia vë 6652 gjoba, prangosen dhe procedohet 47 shoferë gjatë javës së kaluar në Tiranë

Gjatë javës që lamë pas në kuadër të kontrolleve dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, policia arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 47 persona

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 4 drejtues mjetesh janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt (3 nën ndikimin e alkoolit  dhe 1 në gjendje të dehur), dhe për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para

Janë pezulluar 248 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 165 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 35 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 11 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çrregjistruara në vendet e origjinës; janë bllokuar 26 mjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 6652 gjoba, me një mesatare 950 masa të vendosura në ditë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parkime të gabuara, parakalime të gabuara, xhama të riveshur dhe shkelje të tjera të ndryshme.

Janë ndëshkuar me masë maksimale 40.000 mijë lekë të rinj, 13 drejtues mjetesh që janë kapur duke bërë gara shpejtësie.

 

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • x...: 21/02/2022 14:09

    Masat qe merr policia rrugore nuk ndryshojne qarkullimin nga korrupsjoni dhe aksidentet qe vazhdojne pa istaluar sinjalistiken e duhur ashtu si funksionon ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet