Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme në vend, GJKKO dënon Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën me 6 vite burg në total

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme në vend, GJKKO dënon Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën me 6 vite burg në total

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si "Reqi i Korçës" dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi. Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, Luftar Reçi, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme.

Sipas SPAK Goskova ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar për një sërë vrasjes të bujshme në vend si edhe për emra të njohur të botës së krimit. Sipas dosjes “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë.

Kujtojmë se më herët është bërë me dije se ka pasur një plan për eleminimin fizik të Reçit. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai jam: 09/01/2023 15:40

    Hahahaah spaku edhe drejtesia... Uuuuuuu hahahahahahaha te ishin fukarenj uuuu cdo beheshe mbi 10 vite... Pty drejtesi e degjeneruar...

    Përgjigju
    • shoku: 09/01/2023 16:44

      ik o budalla kullot bagetite mos u merr me keto pune.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?