VIDEO/ Në ‘rrjetën’ e mashtrimit të Florian Gjergjit bie edhe biznesmenja Vilma Nushi! 3 persona i marrin drejtoreshës së saj 50 mijë euro! Në pranga 2 të rinj, në kërkim 1 tjetër

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia, pasi kanë tentuar që nëpërmjet mashtrimit t’i marrin një shumë të madhe parash një biznesmenes Vilma Nushi në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Albert Gjini, 19 vjeç dhe Rudor Balla, 25 vjeç të dy banues në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim F.L, 25 vjeç.

Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Repeat’ të rinjtë janë hequr si zyrtarë të lartë duke u përpjekur që të mashtrojnë biznesmenen Vilma nga Tirana dhe të përfitonin prej tij shumën 50 mijë euro.

Si ndodhi skema e mashtrimit? Sërish pas skemës së mashtrimit të biznesmenëve fshihet Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve. Të arrestuarit, Alban Gjoni dhe Rudor Balla, me personin e tretë të shpallur në kërkim, kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Konkretisht cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. 

Kush është Florian Gjergji?

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

7 rastet e mashtrimeve
Më 10 janar 2023 tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë. 

Më 17 maj 2023 duke përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj  u tentoi përmes mashtrimit t’i merrnin biznesmenit  Ramë Geci, 70 mijë euro.

Më 14 shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Më 4 gusht 2023 u tentua të mashtrohej pronari i ‘Brunes’ Geront Çela Emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro. 

29 shtator 2023 tentojnë t'i marrin 70 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Gavoçi. U shtirën si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

19 tetor tentojë t'i marrë biznesmenit Adi Haxhiymeri, pronar fabrikës së miellit Prima, në emër të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, shumën 200 mijë euro.

Ndërhyrja në kohë e policisë dështoi tentativën e radhës të Florian Gjergjit për ti marrë 200 mijë euro një biznesmeni në Tiranë duke përdorur emrin e Erion Veliajt. Sipërmarrësi i miellit Adi Haxhiymeri denoncoi në polici dhe forcat e rendit arrestuan taksistin Arjan Ballcaj që shkoi për të marrë paratë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
Detaje/ U hoqën si Vilma Nushi, 3 te rinj i kërkuan 50 mijë euro drejtoreshës së saj, ajo ua dërgoi paratë në qendër të Tiranës

 

Sërish pas skemës së mashtrimit të biznesmenëve fshihet Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve. Kësaj here viktimë ka rënë biznesmenja Vilma Nushi.

Të arrestuarit, Alban Gjoni dhe Rudor Balla, me personin e tretë të shpallur në kërkim, kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok