Tentuan të vidhnin një postë, policia greke hap zjarr ndaj grabitësve shqiptarë

Tentuan të vidhnin një postë, policia greke hap zjarr ndaj grabitësve shqiptarë

Foto ilustruese

Policia greke ka hapur zjarr ndaj tre grabitësve shqitarë duke lënë një prej tyre të plagosur. Teksa mëngjesin e sotëm tre shqiptarë, u përpoqën të grabisnin filialin e një poste mëngjesin e sotëm në Vilia të Atikës në Greqi, menaxheri shtypi butonin e alarmit sapo ka parë grabitësit policia mbërriti brenda pak minutave në vendngjarje.

Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre u konfrontua me grabitësit e armatosur dhe për pasojë hapi zjarr ndaj tyre duke plagosur një nga hajdutët.

Gjithsesi mediat greke shkruajnë se dy grabitësit e tjerë tentuan të arratiseshin në mënyrë spektakolare. Si fillim ata u midnuan të grabisnin një kamion që të merrnin me vete edhe shokun e tyre të plagosur, por kur e pnë që nuk ja dilnin dot, u zhdukën në drejtim të panjohur.

I plagosuri u arrestua dhe është marrë në pyetje nga autoritetet. Pronari i një dyqani përballë postës dëshmoi gjithashtu në polici. Ai ka rrëfyer se grabitësit mbanin kapuç, kështu që nuk arritëen tua shikonin fytyrat dy të tjerëve që u arratisën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite