Tentuan të vrasin 'Inezin e Vlorës'/ Gjykata mbyll në qeli nipin e 'Çipurit' dhe tre të tjerë

Tentuan të vrasin 'Inezin e Vlorës'/ Gjykata mbyll në qeli nipin e 'Çipurit' dhe tre të tjerë

Inez Hajrulla

VLORE- Gjykata e Vlorës, ka ndarë në dy ditë seancat gjyqësore të caktimit të masave të sigurisë “arrest në burg” për katër personat e arrestuar, si të dyshuar në tentativën e vrasjes ndaj Inez Hajrulla, ngjarje kjo e ndodhur në datën 10 maj 2019 në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Të parët që kanë dalë para gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj kanë qenë dy të arrestuarit Albano Goxhaj dhe Daut Elmazi, ky i fundit nipi i Armando Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”. Ky i fundit rezulton të jetë daja i Elmazit. Seanca ndaj dy të rinjve është zhvilluar në datën 16 nëntor 2019 me dyer të mbyllura. Ndërkohë në 17 nëntor ditën e dielë kanë dalë para gjykatësit Sinanaj dhe dy të arrestuarit e tjerë Dejvision Serjani ky i fundit një menaxher i një klubi të njohur në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti.

Të katër personat janë mbyllur në qeli për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të Inez Hajrulla dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Sipas burimeve të policisë së Vlorës ka dyshime të forta se ky atentat është kryer në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku dy personat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho mbetën të vrarë ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë. Këto dyshime përforcohen akoma dhe më tepër, pasi gjatë hetimeve për sulmin me armë ndaj Hajrulla, ka dalë dhe emri i Daut Elmazit. Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë e Vlorës pasi në muajin Maj 2016 në Vlorë i ka shpëtuar një atentati me armë. Dauti dyshohet se është lidhje miqësore e Armando Sulejmanit, ndërkohë që në vitin 2017 është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 80 orë punë të detyruar në komunitet, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta”.

Së bashku me Daut Elmazin, pas kërkesës së prokurorit Saliu, gjykata e Vlorës ka miratuar dhe arrestimin e tre personave të tjerë si të përfshirë në atentatin ndaj Hajrulla, të cilët janë Albano Goxhaj 24 vjeç, banues në Fier, Ardjan Ahmeti 26 vjeç nga Tirana dhe Dejvison Serjani 28 vjeç, banues në Tiranë. Burime pranë policisë thanë për “Shqiptarja.com” se Dejvison Serjani, është menaxher i një klubi nate të njohur në Tiranë. Hetimet e kryera, kanë zbuluar se katër personat e arrestuar janë të përfshirë në atentatin me armë ndaj Inez Hajrulla. Identifikimi i tyre është kryer nëpërmjet pamjeve filmike të disa kamerave të sekuestruara në Vlorë, përgjimeve telefonike dhe analizave të qelizave telefonike. Pas sigurimit të disa provave prokuroria ka kërkuar arrestimin e katër personave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”