Gjykata e Tiranës ka dënuar me 23.4 vite burgim dy vëllezërit Shpëtim dhe Dëfrim Gaxha, të cilët kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Luan Byberi. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në afërsi të kompleksit “Don Bosko”, ku pas një debati të ashpër vëllezërit Gaxha kanë qëlluar me armë zjarri plot 6 herë në drejtim të Byberit, duke e plagosur rëndë atë.
Të dy vëllezërit janë gjykuar në mungesë, ndërkohë që me anën e avokatit të tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, duke përfituar uljen e dënimin në masën e 1/3. Në vendimin e gjykatës, rezulton se Shpëtim Gaxha është dënuar me 14 vjet burg ndërsa vëllai i tij Dëfrim Gaxha 9.4 vite burg.
/Shqiptarja.com