Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë. Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.

Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar ç’ka do të thotë që nga dënimi prej 11 vitesh i ulet 1 e 3 e dënimit.

Hetimi i strukturës së posaçme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit.

Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 21/12/2024 17:04

    Kalbini keta te pabeset...

    Përgjigju
  • E verteta: 21/12/2024 14:57

    Bravo Spak, edhe denimin ta kryejne ne Maldive. Grup kriminal, vrases me pagese, financuesi i pazbuluar dhe keto denime qesharake. Keshtu e stimuloni krimin jo e luftoni. Me te dale jashte Zejno dhe Koroveshi jane kandidate te preferuar per ne babice. Suksese

    Përgjigju
    • Genjeshtra: 21/12/2024 17:20

      Sa shum qenke merzit doje per Zejno n 20 vite dhe sju doli plani? ????

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elseid Hysaj larg Lazios, Arabia Saudite ‘i shton zerot’ në llogari

Elseid Hysaj larg Lazios, Arabia Saudite ‘i shton zerot’ në llogari