2 ora dore me mbishkrimin ‘Rolex’ dhe 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti dhe të padeklaruara, u përpoqën të hynin në Portin e Durrësit.

Dogana dhe Policia Kufitare i konstatuan mallrat gjatë kontrollit të një mjeti dhe i sekuestruan.

Njoftimi:

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit u konstatuan:

2 ora dore me mbishkrimin “ROLEX”

351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti

Dogana Shqiptare vijon kontrollet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Shtetit, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të mosdeklarimit dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.