Bedri dhe Albert Vodha dy mashtruesit të cilët u shtirën si zyrtarë të lartë me qëllim zhvatjen e 100 mijë eurove të një biznesmeni janë lënë në burg.
Policia e Tiranës tha se pas kësaj skeme fshihet një person i tretë, Florian Gjergji, i cili ende është i shpallur në kërkim. Ky i fundit i është prezantuar biznesmenit, si zyrtar i lartë.
Shuma e parave – sipas hetuesve iu kërkua sipërmarrësit me anë të mesazheve në rrjetin social Telegram nga Florian Gjergji, i cili përveçse dyshohet si organizator, ka pasur rolin personit që mbante komunikimin me të dëmtuarit. Pas denoncimit të biznesmenit, policia ka organizuar shërbimet për të mbajtur në mbikëqyrje personat që do takoheshin me të për dorëzimin e parave. Babë e bir Bedri dhe Albert Vodha, 54 dhe 24 vjeç, u ndoqën nga forcat e policisë, deri në momentin kur u arrestuan në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave.
Nga hetimet, grupi i hetimit ka dyshime se të tre këta persona janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, në mars të këtij viti në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një tjetër biznesmeni. Blutë e Tiranës sekuestruan 70 000 euro dhe 2 automjete që dyshohet se të akuzuarit kanë përfituar përmes mashtrimit. Në janar të këtij viti policia e Tiranës goditi edhe një tjetër rast të ngjashëm të kërcënimit të biznesmenëve përmes telefonatave dhe mesazheve për të dhënë shuma të konsiderueshme parash.
Një grup personash nga Shkodra ranë në pranga me akuzën se kishin kërcënuar një biznesmen ndërtimi të cilit i kërkonin 130 mijë euro duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të administratës shtetërore. Edhe në këtë rast sipërmarrësi i kërcënuar denoncoi autorët të cilët ranë në prangat e policisë në momentin që u paraqitën për të marrë në dorëzim shumën e parave.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Tiranë/ Djali 12-vjeçar i vdiq te Pediatria e QSUT, nëna e Leo Sadikajt dhunon mjeken, 44-vjeçarja merret nën hetim
28 Janar, 14:34