BERAT- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan t’i vidhnin paratë një të moshuari. Në pranga kanë rënë K.Y, 41 vjeç dhe A.B, 50 vjeç, të dy banues në Berat dhe të dënuar më parë për vjedhje.
Policia vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga të arrestuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.