Teoricienia flet për fundin e botës:
Toka merr fund këtë muaj

Teoricienia flet për fundin e botës:<br />Toka merr fund këtë muaj
Një teoriciene e teorive konspirative është shprehur se toka po shkon drejt fundit. Sipas kësaj teorie konspirative, gjatë muajit dhjetor Jezusi do të rikthehet në tokë dhe do të udhëheq ndjekësit e tij në parajsë duke e lënë planetin të papopulluar për 1000 vite.

Kjo teori konspirative është publikuar në “dailymail” dhe emri i krijueses së saj është Nora Roth, një programuese kompjuterash e krishterë.

“Në fund të vitit 2016 mbarojnë 6000 vitet e mëkatit, drejtësia hynore do të zbres mbi tokë dhe Jezusi do të vijë sërisht për të udhëhequr njerëzit e tij në parajsë”, është shprehur Roth  e  cila shton se për 1000 vitet e ardhshme toka nuk do të jetë e banuar.

Nga ana tjetër Nigel Watson, autori i “Manualit për Investigimin  e UFO-ve” shprehet se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Duke parë parashikimet e së shkuarës dhe faktin që ne jemi ende këtu, nuk mendoj se ky parashikim është diçka që duhet të shqetësohemi” , tha ai.

Ky nuk është teoria e parë për fundin e botës në vitin 2016, një video e publikuar në muaji korrik në “youtube” pretendonte shkatërrimin e botës pas një tërmeti shumë të madh i cili do të shkaktohej nga ndryshimi i fushave magnetike në polet e tokës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar