TEPELENË – Trupi i pajetë i një 69-vjeçari është gjetur 1 km larg banesës së tij mbrëmjen e sotme në fshatin Luftinjë të Tepelenës. Mësohet se viktima është Qemal Zeka, 69 vjeç.

Pas ekzaminimit të trupit ë viktimës burime nga policia bëjnë me dije se 69-vjeçari Zeka kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i vdekjes të jetë një goditje me mjet jo prerës. Ndërkohë efektivët e policisë së  Tepelenës kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së 69-vjeçarit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)