Një 38-vjeçar nga Kosova dhe me nënshtetësi holandeze është prangosur nga policia e Tepelenës pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 5.2 gram lëndë narkotike e llojit canabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.