Policia e Shtetit vazhdon operacionin anti-kanabis në Tepelenë në ditën e dytë. Në operacionin e koduar “Elezi” forcat e policisë kanë vazhduar kontrollet në komunën Kurvelesh, në kanionet e Lumit Bence.
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa marrin pjesë 35 forca të komisariatit të Tepelenës. Sipas policisë deri tani janë asgjësuar 2800 bimë kanabis sativa të kultivuara në parcela të hapura rishtas në kanione në Dilan dhe Elez.
Policia gjithashtu ka identifikuar autorët dhe është në ndjekje të tyre. Në ndihmë të operacionit kanë ardhur në ndihmë edhe forca nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër.
Në rrethin e Tepelenës gjatë këtyre katër muajeve nga ana e efektivave të policisë Tepelenë janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë narkotike.

(Në foto: Lënda narkotike e asgjesuar në ditën e dytë të aksionit të policisë) Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO