TEPELENE - Punëtorët e firmës greke AEGEK që merret me ndërtimin e Levan-Tepelenë boshti i jugut, kanë protestuar sërish sot për të dytën herë brenda pesë ditëve. Në kushtet kur qeveria shqiptare është treguar e shurdhët karshi kërkesave të tyre, të 120 punëtorët që nuk kanë marrë rrogat në pesë muajt e fundit, kanë avancuar me kërkesat e tyre që kanë në themel, likujdimin e menjëhershëm të pagave të prapambetura.
Sërish sot ata kanë tubuar para kompleksit të ndërtimit në zonën e Ilirasit rreth 10 km në veri të Tepelenës, ku kanë kërkuar të drejtën e tyre. Ndonëse pesë ditë më parë kanë depozituar në polici një akt-akuzë për mashtrim ndaj krerëve të firmës së ndërtimit AEGEK, punëtorët gjenden të pambrojtur dhe të pakënaqur me ecurinë e hetimeve dhe indiferencën e qeverisë karshi këtyre kërkesave.
Në prononcimet e tyre, punëtorët grevistë të cilët nuk punojnë prej më se 20 ditësh, kanë kërcënuar me bllokimin e aksit nacional në tubimin e ardhshëm por edhe hyrjen në grevë urie.
Për ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë e nisur tre vjet më parë, firma greke ka angazhuar mbi 100 punonjës kryesisht shoferë të mjeteve të rënda, manovratorë si dhe prapavija. Vazhdimisht korrektësia e drejtuesve të firmës greke, ka qenë e cunguar duke sjellë pakënaqësi tek punonjësit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com