TEPELENË - Konfliktet për pronën në Shqipëri shënojnë viktimën e radhës. Ngjarja e rëndë këtë herë u regjistrua në fshatin Luftinjë të Tepelenës mesditën e sotme, ku Shkëlqim Dida, pas një konfliti verbal është qëlluar me sëpatë në kokë, nga kushëriri i tij, Sokol Dida, 40 vjeç.
 
Shkëlqimi fillimisht ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë me makina të rastit është nisur drejt spitalit të Tepelenës nga bashkëfshatarë të tij.
 
Por ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, teksa ka humbur jetën gjatë rrugës si pasojë e hemoragjisë.
 
Blutë e Tepelenës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe një hark të shkurtër kohor kanë prangosur autorin e këtij krimi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)