Një operacion i policisë i koduar me emrin “Kurtes”, ka çuar në asgjësimin e 1750 bimë narkotike Kannabis Sativa dhe prangosjen e dy personave në fshatin Nivicë të Tepelenës.
Në pranga ka rënë 22- vjeçari Demo Zana banues në Nivicë dhe Agim Zana, 42 vjeç, gjithashtu banues në Nivicë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bimët janë kultivuar në vendin e quajtur “Gropa e Batës” dhe “Kurtes” në Nivië.
Gjithashtu bëhet e ditur se 1750 bimët e kanabisit janë asgjësuar në vend me anë të djegies.
Njoftimi i policisë
Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura "Gropa e Batës", dhe "Kurtes" në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor anticannabis "Kurtes".
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Demo Zana, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO