TEPELENË - 328 rrënjë Kanabis Sativa janë asgjesuar gjatë një kontrolli të policisë në fshatin “Peshtan” në Tepelenë. 

Lënda narkotike ishte e kultivuar në zonën e pyllëzuar të këtij fshati.

Bimët e kanabisit ishin në lartësinë 12-20 cm. Ndërkohë, policia e Tepelenës ka nisur menjëherë punën për kapien e kultivuesve.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)