TEPELENË- Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Maricaj të Tepelenës. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë është gjetur nga një çoban dhe ishte i mbytur në lumin e kësaj zone.
Personi qe është gjetur është nga Fieri i moshës mbi 50 vjeç dhe quhet Arben Stambolliu. Sipas grupit hetimor i cili po punon për identifikimin e tij bëhet e ditur se trupi ka qenë i dalë në breg të lumit dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Dyshohet se viktima të jetë endacak.