Duket e pabesueshme, por banorët e fshatit Kalivaç në Memaliaj konsumojnë ujë kanali.
Firma e biznesmenit italian Francesco Becchetti, e cila ka braktisur punimet për ndërtimin e HEC-it të Kalivacit, ka shkatërruar të gjitha burimet ujore të zonës.
Banorët deklarojnë se fshati kishte 3 burime të ujit të pijshëm, por ato janë shkatërruar gjatë punimeve për ndërtimin e Hec-it nga biznesmi italian Francesco Becchetti.
Banorët mbushin ujë në një kanal, brenda ish-kantierit të ndërtimit të hidrocentralit. Asnjë pikë ujë nuk shkon në rubinetat e cesmave të tyre qëprej 2004 .
Konsumimi i ujit të ndotur është bërë edhe burim sëmundjesh, pasi fëmijë dhe të moshuar janë diagnostikuar me hepatit dhe infeksione të ndryshme.
Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beketi ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk është ndërtuar ende.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com