Tepelenë, del automjeti nga rruga
vdes punonjësi i burgjeve

Tepelenë, del automjeti nga rruga<br />vdes punonjësi i burgjeve
TEPELENË - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Iliras.

Afër kantierit të ndërtimit të rrugës Tepelenë-Fier, një automjet me targa gjermane, NEA 04 143, tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Tomorr Rusto, 40 vjeç.

Tomorri ishte punonjës i policisë së burgjeve dhe para se të ndodhte aksidenti kishte lënë shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit tragjik.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra