Ishte kthyer në Shqipëri për pushime e në këto ditë qëndrimi në atdhe do shkonte të takonte edhe motrën në fshatin Veliqot të Tepelenës, por një aksident rrugor i ka marrë jetën. 25-vjeçari Alfred Muçdemi emigrant në Itali, humbi jetën pasi humbi kontrollin e drejtimit të makinës e për pasojë përfundoi jashtë rrugës.
 
I riu udhëtonte në aksin rrugor Tepelenë-Bëncë me makinën e tij tip Reno dhe bashkë me të ishin edhe dy persona të tjerë të cilët fatmirësisht kanë mundur t’i shpëtojnë aksidentit me disa lëndime të lehta.
 
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi në orët e vona të së mërkurës në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Një automjet tip BMW përplasi për vdekje 75-vjeçarin Kozma Bregova i cili kalonte rrugën me një tufë bagëtish. I moshuari humbi jetën ndërsa ndodhen rreth 100 metra larg banesës së tij ku po kthehej pasi kishte kullotur bagëtitë.  

Për aksidentin në fjalë policia arrestoi 24-vjecarin Ardian Brakaj banues në fshatin Cerkovinë të Vlorës. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)