Tepelenë, fshati Anë Vjosë pa energji elektrike, banorët: Sa herë që bie shi nuk kemi drita

Sa herë që bie shi fshati Anë e Vjosës në Tepelenë mbetet pa energji elektrike. Banorët thonë se kjo situatë është prej vitesh, edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme askush nuk ka marrë masa.

Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike, mezi mbahen në këmbë dhe si për ironi, linjat janë siguruar në mënyrë primitive nga OSHEE me litarë dhe spango në kulme. Janë tre shtylla që mezi mbahen në këmbë të cilat kanë mbi 30 vite, që nuk ka hypur askush mbi to.

Elektricisti i fundit, që hipi ka ndërruar jetë e pas tij, askush tjetër. Fshatit me një popullsi prej 300 personash, sa herë janë ankuar, kanë marrë vecse premtime dhe asgjë tjetër.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!