Tepelenë, gjykata liron mësuesin që u denoncua për abuzim seksual, e mitura tenton vetëvrasjen

Lirohet në sallën e gjyqit mësuesi 63-vjeçar, i cili u akuzua nga prindërit e 11-vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual. Seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër, ku është lënë i lirë mësuesi i fillores, i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës për ngacmime seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11-vjeçare, ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht vajza e tyre nga mësuesi 63-vjeçar përgjatë dy viteve të fundit. Për këtë prokurori i çështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo.

Ndërsa avokati i çështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij, duke thënë se gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11-vjeçar. Ndërkohë që pritej reagimi i gjyqtares për vendosjen e masës së arrestit, vetë i akuzuari për ngacmim seksual qëndronte brenda kafazit të hekurt të gjykatës mjaft i qetë dhe i heshtur.

Gjykatësja Mirela Kore ka habitur me vendimin e dhënë në ngarkim të mësuesit të akuzuar për pedofili, duke e liruar atë në sallën e gjyqit pa u analizuar të gjitha rrethanat dhe provat e servirura nga organi i akuzës që 63-vjeçari të qëndronte në burg. Mësuesit ju dha masa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që ky vendim do të apelohet nga organi i akuzës. Vendimi që ndërmori gjykatësja Mirela Kore ka rënduar gjendjen mentale të vajzës 11-vjeçare..

Report TV ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se e mitura ka tentuar sot vetëvrasjen, sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës janë të prirur të vendosin vetëgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore e liroi mësuesin 63-vjeçar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 10/06/2018 09:41

    Turp per prindrit qe i hapen namin e keq femijes se tyre .po te ishte e vertete ti hiqnin nje dru te mire mesuesit qe ta mbante mend tere jeten dhe vajzen e vogel te mos e turpuronin qe kaq shpejt se me von i mesonte vete tere zanatet .Por do te jene prinder injorante ose per te diskretituar nje mesues ne kete moshe dikush i ka shtytur .Jo te gjitha denoncimet jane te verteta .Ka dhe cmire per te shkateruar nje familje .Gjeten kete fakir fukarane dhe ja drejtuan prokurorise .

    Përgjigju
  • Toni: 09/06/2018 13:00

    Une besoj se prokuroria ka mbledh prova te pamjaftueshme, ose gjyqtari i bie te jete kamikaz pa kauze. Ekziston parimi i shenjte i prezumimit te pafajesesi, perkundrejt gjyqit te opinionit publik. Prokurori te qendise provat tamama dhe ta denojne maksimalisht personin. S'po e mbroj. thjesht jam kunder gjyqeve publike pa gjyq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë