Një makinë është djegur gjatë natës së kaluar në Tepelenë. Report Tv mësoi se i është vënë zjarri mjetit tip 'Benz', në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe, i cili është aktualisht anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës.
Ky i fundit ka folur për Report Tv, duke thënë se ngjarja është e qëllimshme.
"Zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami. Zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik", tha Meçe. Ndërkohë, Xhaferr Meçe ka qenë kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë.

Xhaferr Meçe

(Makina e djegur gjatë natës e avokatit Meçe)

/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com