TEPELENË-Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar këtë të shtunë 23 kg lëndë narkotike kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga një person si posedues të kësaj lënde narkotike.

I arrestuari është Ivzi Sada, 54 vjeç, banues në Tepelenë, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia i biri i 54-vjeçarit.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se personat e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e D.I në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 23 kg.
 
Në momentin e kontrollit, Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.
 
Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur.

droga tepelene

droga tepelene

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com