TEPELENE- Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve, ndodhi ditën e sotme në të dalë të Tepelenës rreth orën 13:30. Rreth 200 metra larg qytetit të Tepelenës makina me të cilët udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga duke rënë 50 metra në greminë.
 
Dy të rinjtë, Stilian Lila, 29 vjeç dhe Alfons Hyseni, 28 vjeç, të dy nga Tepelena, po udhëtonin me një automjet tip “Renault” me targa greke 6354.
 
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari, Stiljano Lila, i cili është dëmtuar në palcën kurrizore. Për këtë arsye ëshë kërkuar ndihma e helikopterit për ta trasportuar të plagosurin drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
 
Ndërsa, pasagjeri Alfons Hyseni, 28 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Tepelenës, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)