Tepelenë, mesuesja e rreh barbarisht
nxënësja 8-vjeçare: Dua ta vras 

Tepelenë, mesuesja e rreh barbarisht<br />nxënësja 8-vjeçare: Dua ta vras 
Një 8-vjeçare ka rënë pre e dhunës psikologjike dhe fizike nga mësuesja e saj, në një shkollë në fshatin Izvor, të Tepelenës.
 
Emisioni Fiks Fare ka sjellur këtë skandal, ku nxënësja në klasë të tretë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj.
 
Rudina Çibuku, mësuesja e Esiadës, ka pranuar se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8-vjeçare është fëmijë i vështirë.
 
Mamaja e vajzës, ka rrëfyer për emisionin se është e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme.
 
"Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë",
-shprehet Xhevoja me lot në sy.
 
Vajza e mitur e cila është dhunuar nga mësuesja, ka shkruar në ditarin e saj të gjitha shqetësimet që ka hasur në shkollë. Ajo ka shkruar sesi mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë.
 
Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia.
 
Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada ka treguar për dhunën e mësueses.
 
"Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë",-këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela.
 
Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera.
 
Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori.
 
"Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori"
-bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës.
 
Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër.
 
"Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët",-pohon mësuesja.
 
Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar.
 
"Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë" thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës.
 
Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015