Tepelenë- Paraditen e sotme janë rrëzuar dy pemë të mëdha në rrugë, në zonën e Ujit të Ftohtë, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve. Në të dyja krahët e rrugës u krijuan rradhë të gjata për rreth 30 minuta, për shkak të bllokimit të rrugës e pamundësisë së qarkullimit të mjeteve.
Shkak i rrëzimit të pemëve duket se ka qenë erozioni dhe era që ka sjellë shembjen e tyre duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. Konkretisht pemët janë rrëzuar vetëm 150 m larg pikës turistike të Ujit të Ftohtë, Tepelenë.
Trungjet e pemëve të mëdha u prenë nga punonjësit e bashkisë Tepelënë, duke mundësuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve.
( Pema e rrëzuar në rrugë në Ujin e Ftohtë-Tepelenë, e cila ka bllokuar qarkullimin e mjeteve )