TEPELENE - Konfliki për rrugicën e fshatit ka agravuar dëri në përdorim e armëve të ftohta dhe atyre të zjarrit.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kalivaç të Tepelenës, ku Sherif Pasha 75 vjeç dhe Muharrem Pasha 25 vjeç, babë e bir kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me bashkëfshatarët e tyre Selim Rrapaj dhe dy djemtë e tij.
Këta të fundit pretendonin pronësinë mbi një rrugicë të fshatit. Kur dy pjesëtarët e familjes Pashaj kanë kaluar aty, ka nisur konfliki fillimisht verbal; më pas është qëlluar me thikë 75 vjeçari dhe me sopatë e çifte, i biri.
Babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës ku dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Vetë të lënduarit nga kjo ngjarje për "A1 Report" shprehin të gjithë momentet e agresionit si dhe dyshimet për përfshirjen e Policisë duke mbajtur krahun e agresorëve. Vetë agresorët nuk janë arrestuar, por po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com