Nisur nga kjo gjendje, ata kërkojnë me tepër aktivitete, të cilat i ka për detyrë t’i organizojë Qendra Kulturore e Fëmijëve. Sipas fëmijëve të grupmoshave të ndryshme, kjo qendër pothuaj nuk ka funksionuar fare dhe shumë pak aktivitete janë organizuar gjatë vitit.
Kamera e A1 Report u ndal tek ambjentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Tepelenë, e cila është nën varësinë e Zyrës Arsimore, por edhe pse pritëm jo pak kohë, askush nuk është paraqitur qoftë edhe për të hapur derën e një zyre.
Redaksia Online