Disa qytetarë të Tepelenës rrezikohen nga rrëshqitja e dherave dhe përmbytjet nga uji për shkak të reshjeve intensive të ditëve të fundit. Si pasojë gjithashtu, banesat e tyre rrezikohen të shemben nga rrëshqitja e dheut.
Sipas njoftimeve, Bashkia ka ndërmarrë nismën për të punuar me qëllim shmangien e rrezikshmërisë nga rrëshqitja e dheut.

Gjithashtu për shkak të punimeve është ndërprerë dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Deri në rregullimin e rrjetit shpërndarës qyteti i Tepelenës do të furnizohet me ujë me orar të reduktuar.
 

<a style=tepelene" src="http://www.shqiptarja.com/foto/330620.jpg" style="height:349px; width:620px" />

  ( pamje nga punimet për rregullimin e kanalit të ujësjellësit )

 

a.m/Shqiptarja.com