TEPELENË - Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga ana e policisë së Tepelenës pasi në stanin e njërit prej tyre  janë gjetur 181 kg lëndë e dyshuar si narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll edhe në stanin e 60-vjeçarit Ladimir Kadëna,në vendin e quajtur “Përroi Shelgjeve”  ku u gjet edhe lënda narkotike e sekuestruar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia shpalli në kërkim edhe të vëllain e 60-vjeçarit, Labë Kadëna, 56 vjeç.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)