TEPELENË - Policia e Tepelenës ka zbardhur atentatin e mbrëmshëm ku mbeti i vdekur 31-vjeçari, Aurel Haxhia, dhe i plagosur rëndë kushëriri i tij i parë Niko Bakaj.
Të ndaluar si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje janë shtetasit, Ali Manaj, 45 vjeç nga fshati Memaliaj; Henri Manaj, 27 vjeç, nga Tepelena; dhe Elmad Hajdaraj, 26 vjeç nga Memaliaj, ndërsa është shpallur në kërkim, Joni Manaj, 35 vjeç po nga Memnaliaj.
Sipas policisë dyshohet se tre të arrestuarit i kanë zënë pritë në dalje të fshatit Memaliaj shtetasve, Aurel Haxhia dhe Niko Bakaj, të cilët kanë rënë pre e breshërive të automatikut.
Për pasojë ka humbur jetën 31-vjecvari Haxhia, cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkaq plumbat kanë lënë të plagosur rëndë 25-vjeçarin Bakaj, cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Gjirokastrës.
Sipas policisë së Gjirokastrës, motivi i kësaj vrasje lidhet me të atin e 25-vjecarit Niko Bakaj, shtetasin Qamil Baka, i cili në muajin shkurt të këtij viti, pas një konflikti për pronësinë ka vrarë me thikë shtetasen, Adelina Beqiri, dhe ka lënë të plagosur shtetasin, Ali Manaj, njërin prej atentatorëve.
Adelina Beqiri mësohet të jetë e afërmja e 45-vjeçarit Manaj, i cili mendohet se ishte dhe personi që organizoi atentatin ku mbeti i vdekur 31-vjeçari, Aurel Haxhia.
Puna e policisë së Gjirokastrës tashmë është përqënduar në arrestimin e personit të katërt të përfshirë në këtë atentat, i cili është 35-vjeçari Joni Manaj.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tepelenë, qëllohen dy kushërinj me armë, një i vrarë, një i plagosur