Për gjatë gjithë ditës zjarri i rënë në Tepelenë në zonën “Cuka e Bukur” në fshatin Buz, vazhdon të djegë çfarë i del përpara.
Ndonëse zjarri ka rënë që rreth orës 10:00 të mëngjesit të së mërkurës, asnjë zjarrfikëse nuk ka shkuar në vendngjarje për të normalizuar situatën e për të fikur flakët.
Banorët e fshatit shprehen se kanë kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve, por ata nuk kanë shkuar për të shuar flakët me justifikimin se kanë vetëm një zjarrfikse dhe se ajo ju duhet për raste emergjence për zjarret pranë qytetit.
Fshatarët janë munduar gjatë gjithë ditës të shuajnë flakët, të cilat rrezikojnë të shkojnë edhe drejt qendrës së banuar, ndërsa kërkojnë reagimin e organeve kompetente.
Nga zjarri rrezikohen të marrin flakë arat që janë pranë pyllit si dhe mali pranë fshatit.
Me rënien e natës banorët janë kthyer në fshat, ndërkohë që zjarri ka mbetur në mëshirë të erës, e cila mund të ndryshojë drejtim dhe të rrezikojë seriozisht, fshatin Buz.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se janë djegur disa hektarë me pishë të zezë, në pyllin pranë fshatit.
/Shqiptarja.com

FOTO