Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht një nga djemtë më të lakmuar të skuadrës, Bekim Balaj, nuk 'i la gjë mangët' festës së djeshme. Bukuroshi me tipare nordike ishte më i gjallë se kurrë dhe pak nga alkooli e pak nga adrenalina e fitores dha një goxha shfaqje për të ftuarit në lokalin e natës.

I ftuar në skenë nga Aurela Gaçe, Balaj nuk e mendoi dy herë, por e sfidoi këngëtaren në forcë fizike, ndërsa filluan të bëjnë pompa në skenë dhe më pas e përshëndeti me një këngë, marrësin e së cilës dyshojmë se njohim (khë khë Viola Spiro).

Sa i takon duelit me Gaçen, Balaj nuk rezultoi shumë i suksesshëm, pasi triumfoi Aurela (e la vet), kurse sa i takon suksesit të performancës së tij live, kjo mbetet për t'u parë në vazhdim.