Tërheqja nga marrëveshja me Iranin, reagon Obama: Vendimi i Trump, gabim serioz!

Tërheqja nga marrëveshja me Iranin, reagon Obama: Vendimi i Trump, gabim serioz!

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen nukleare me Iranin.

Pasi Donald Trump tha se SHBA s’do jenë më pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Barack Obama e quajti këtë vendim ”gabim serioz”. Përveç kësaj, ai tha se Donald Trump ka devijuar tërësisht marrëveshjen.

Irani gjatë mandatit presidencial të Barack Obamas kishte nënshkruar marrëveshjen e njohur si Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës për Aksion (Joint Comprehensive Plan of Action – JCPOA) pas negociatave maratonike 18 ditëshe në Vjenë me gjashtë fuqitë botërore; SHBA’të, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian.

Me këtë marrëveshje Irani është pajtuar që të frenojë zhvillimin e programit nuklear në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite