Opozita tërhiqet pas thirrjes së BE, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore mblidhet të hënën: Ta mbyllim brenda majit

Opozita tërhiqet pas thirrjes së BE, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore mblidhet të hënën: Ta mbyllim brenda majit

TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca zgjidh ngërçin me reformën zgjedhore mes shumicës dhe opozitës jashtë parlamentit. PD-LSI ndryshojnë qëndrimin brenda 24 orëve ndërsa pas letrës drejtuar PS-së mbledhja e radhës e Këshillit Politik është vendosur që të zhvillohet ditën e hënë, datë 11 maj në orën 10:00. Por si rrodhën ngjarjet? Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dje pasi doli nga zyra e Lulzim Bashës me aleatët e tjerë u shpreh se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më, por sot Soreca në një postim në rrjetet sociale në një apel drejtuar opozitës u kërkoi që 'të rifillojnë punën në Këshillin Politik'.

I pari që reagoi pas thirrjes së ambasadorit të BE-së ishte vetë Lulzim Basha, kreu i opozitës, i cili u shpreh se 'nëse qeveria është e sinqertë s'ka pse të presim javën tjetër jemi gati që nesër për të përfunduar një orë e më parë' tha ai referuar reformës zgjedhore. Disa minuta më pas, dy anëtarët e opozitës në tryezën e këshillit politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër shumicës së përfaqësuar në tryezë nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdarit nga opozita e re. Opozita nga qëndrimi i 24 orëve më parë që deklaroi se Këshilli Politik nuk mblidhet më, tashmë u kërkoi shumicës dhe opozitës në Kuvend që të mblidhen të dielën ose të hënën dhe brenda majit të përfundojnë reformën zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri pranoi duke caktuar ditën e hënë për mbledhjen e radhës, tashmë pritet edhe përgjigja e Rudina Hajdarit. "Ky qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë. Duke shprehur plotësisht gadishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t'i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik,ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale" thotë Gjiknuri.

Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se do e votojmë reformën dhe pa dakordësinë e opozitës, ndërsa Rudina Hajdari tha se opozita e ka vetë në dorë për t'u ulur në tryezë, pasi me apo pa ata, reforma do ecë, por pasdite ndryshuan gjërat tërësisht. Komisioni u mblodh sot pas disa javësh bllokuar nga pandemia. Afati i këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prill, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke mos mundur dot që reforma të mbyllej më 15 ashtu siç ishte planifikuar.

Letra e plote e PD-LSI
Tiranë, më 06.05.2020

Kërkesë për mbledhjen e Grupit të Punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Drejtuar:    Z. Damian Gjiknuri

                Znj. Rudina Hajdari

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë,

Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

Z. Gjiknuri,

Znj. Hajdari,

Në media jemi njohur me nisjen nga ana juaj të një debati pa sens praktik dhe logjik, duke vënë kështu në dyshim vijimin e punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar.

Që nga krjimi i Këshillit Politik, opozita ka qenë e angazhuar në mënyrë konstruktive në Tryezën e Punës, duke bërë propozime dhe duke ofruar zgjidhje për problemet e evidentuara ndër vite nga Misionet Vëzhguese të OSBE/ODIHR.

Puna në Këshill, sikurse jeni në dijeni, u ndërpre për shkak të emergjencës shëndetësore të krijuar nga epidemia e COVID-19. Nga momenti i ndërprerjes për këtë shkak, nuk ka patur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj.

Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushjes së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatave për antarësim. 

Bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore në fakt është një sjellje e hershme e Qeverisë. Është rasti i paprecedentë që mazhoranca parlamentare nuk ka arritur të krijojë kushtet për pasqyrimin e rekomandimeve të ekspertëve të OSBE/ODIHR për gati 7 vite.

Ashtu sikurse është e paprecedentë që ne ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga ana juaj për propozimet e bëra nga ana jonë në mbledhjet e Këshillit Politik për gati 2 muaj.

Pavarësisht mungesës së përgjigjes nga ana juaj për propozimet tona, duke qenë se ne mbetemi të angazhuar, jo për fjalë apo debate pa vlerë, por për përmbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke siguruar implementimin e Rekomandimeve të OSBE/ODIHR për standardet demokratike të zgjedhjeve:

KËRKOJMË NGA ANA JUAJ:

Konfirmimin për të zhvilluar mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e diel, datë10.05.2020, ora 11:00 ose ditën e hënë, datë 11.05.2020 ora 10:00, me këtë rend dite:

1.   Riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 Maj 2020.

2.   Vlerësimin e përfaqësuesve të maxhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës të bëra në mbledhjet paraardhëse të Këshillit Politik.

3.   Çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Mbledhja të zhvillohet në kushtet e sigurisë të diktuara nga epidemia e COVID-19, duke respektuar të gjitha kërkesat e autoriteteve shëndetësore që garantojnë jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje.

Mbetemi në pritje të konfirmimit nga ana juaj!

PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS NË KËSHILLIN POLITIK:

OERD BYLYKBASHI-PETRIT VASILI

 

PERGJIGJA E PARTISE SOCIALISTE
Letra e Damian Gjiknurit

Konfirmim për përcaktimin e datës së mbledhjes sëGrupit të punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Drejtuar: Z. Oerd Bylykbashi

Adresa: Partia Demokratike

Bulevardi Zhan Dark, Nr.11, Tiranë

Z. Petrit Vasili

Adresa: Lëvizja Socialiste për Integrim

Rruga “Sami Frashëri”, Godina 20/10, Tiranë

Z. Bylykbashi,

Z. Vasili,

Pasi u njohëm përmes medias me letrën tuaj, shprehim vlerësimin tonë për gadishmërinë e shprehur prej jush për të rifilluar punën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ky qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë.

Duke shprehur plotësisht gadishmërinë tonë për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës të dialogut dhe diskutimin në kuadër të tryezës së Këshillit Politik, shprehim edhe urimin tonë që përmes punës së përbashkët, brenda muajit maj të gjejmë edhe dakordësinë e plotë për draftin që do t'i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik,ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale.

Duke ju falenderuar,

BASHKËKRYETARII KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR REFORMËN ZGJEDHORE:

DAMIAN GJIKNURI

_______________________________________________

Për dijeni:  Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë

                Ambasadës së SHBA -së, Tiranë

                Zyrës së OSBE-së, Tiranë

                Zyrës së Këshillit të Europës, Tiranë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 06/05/2020 20:51

    Njerez halabake pa pike dinjiteti qe me nje terheqje veshi nga te huajt ulin koken si femije te zene ne faj dhe me bishtin ndet shale bejne cju thone. Cmund te prese ai vend nga keta te degjeneruar.....

    Përgjigju
  • Hahaha: 06/05/2020 19:22

    Opozit b**th pambukesh.ca thon sot nuk thon neser

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 06/05/2020 18:24

    Si nuk u bete njehere te vendosni vete por te vine nderkombetaret tju vene ne rresht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)