Ish- drejtori i burgjeve Artur Zoto është tërhequr nga kërkesa për të thirrur ish- ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani si dëshmitarë.

Ish- ministri do të merrej në pyetje për çështjen e Zotos, i cili kishte bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim.

Gjatë seancës së sotme gjykata administroi provat që Prokuroria kishte çuar, ku mes provave ishin edhe praktika e tenderimit të 31 majit  të 2016 dhe procesverbale  të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike.

Artur Zoto akuzohet për “korrupsion pasiv” në një  nga procedurat e tenderimit të institucioneve në varësi të tij për furnizimin me ushqime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të “ Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë oste të të zgjedhurve vendor”, të kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër vetë Zoto nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se ai është i pafajshëm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com