Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaron se është gati që të krijojë një komision për vijën kufitare me Malin e Zi me qëllim që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt për të mos rrezikuar liberalizimin e vizave me Bashkimin e Europian.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Mustafa tha se nëse Kosova nuk e ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi gjatë këtij viti procesi i liberalizimit do të rrezikohet.
“Në qoftë se ka nevojë, ne mundemi që edhe si qeveri ta themelojmë edhe një Komision i cili do të bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë i ka Kosova dhe a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës, duke kërkuar edhe prej opozitës të japin edhe ata ekspertë të vet" tha Mustafa.
Deklarata e kryeministrit është një tërheqje nga vendimi i mëparshëm për ta votuar vijën kufitare me Malin e Zi pa konsensusin e opozitës, e cila e ka kundërshtuar fuqishëm.
Ndërsa BE përmes zyrtarëve të saj ka deklaruar se nëse nuk zgjidhet kjo çështje s'ka liberalizim vizash.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com