Një Udhëzim i përbashkët i ministrit të Financave Ridvan Bode dhe atij të Shëndetësisë Halim Kosova ka shtyrë edhe për katër muaj të tjerë, deri në dhjetor, hyrjen në fuqi të rregullit për vendosjen e kësaj “pulle” të kontestuar. Në këtë mënyrë, është lënë praktikisht në duar të qeverisë së re aplikimi i vendimit të qeverisë Berisha në këtë drejtim.
Udhëzimi i datës 15.01.2013 parashikonte sa më poshtë:
(Foto: Vendimi i qeverisë për pullat e barnave)
16. Zbatimi i këtij udhëzimi
1. Për të gjitha subjektet farmaceutike zbatimi do të fillojë 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, nuk do të lejohen të importohen barna, si dhe nuk do të lejohen të hidhen në treg barna të prodhuara në vend, pa pullën e vetme të kontrollit të barnave të prodhuar nga koncesionari.
2. Pas periudhës prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, inspektimet nga Autoriteti në lidhje me zbatimin e këtij udhëzimi, do të kryhen në të gjithë territorin e vendit. Për shkeljen e dispozitave të këtij udhëzimi, do të zbatohen sanksionet e përcaktuara në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, i ndryshuar.
Me Udhëzimin e ri, gjithshka ndryshohet sa më poshtë:
Pika 16.1 ndryshohet si më poshtë:
16.1 Për të gjitha subjektet farmaceutike zbatimi i udhëzimit do të fillojë 10 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. 10 muaj nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi, nuk do të lejohen të importohen barna, si dhe nuk do të lejohen të hidhen në treg barna te prodhuara në vend pa pullën e vetme të kontrollit të barnave të prodhuar nga koncesionari
Pika 16.2 ndryshohet si më poshtë:
16.2. Pas periudhës prej 10 muaj nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, inspektimet nga autoriteti në lidhje me zbatimin e këtij udhëzimi, do të kryhen në të gjithë territorin e vendit. Për shkeljen e dispozitave të këtij udhëzimi do të zbatohen sanksionet e përcaktuara në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, të ndryshuar.
Ky udhëzim ka hyrë në fuqi menjëherë, që në datën 12 gusht dhe është botuar më datë 23 gusht në Fletoren Zyrtare.
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)