Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar, pasi në fshatin Seman, me një automjet tip "Opel Korsa" tërhiqte nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur.

Policia njofton se është shoqëruar në polici shtetasi Fredi Spahija, 50-vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.

50-vjeçari është proceduar për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve" dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

 


Lajmi kryesor:

Pamje të tmershme, makina tërheq zvarrë qenin në Seman! Në hetim 50-vjeçari nga Fieri