Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qarkun e Korçës.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë ndjerë në orën 22:46, të mbrëmjes së sotme.

Përveç qytetit të Korçës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Pogradec.