Një tërmet i magnitudës 4.4 ballë është regjistruar nga instrumentet e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det pranë brigjeve të Tropeas, në Kalabri.
Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile ende nuk ka raportime në dëme në njerëz por ka pasur dhjetra thirrje telefonike për ndihmë nga zjarrfikësja dhe policia.
Tërmeti, i një thellësie prej 57 km, u ndje qartë nga popullata, sidomos nga turistët të cilët ndodhen në bregdet për pushime. Javët e fundit edhe në Shqipëri zonat bregdetare kanë ndjerë lëkundje toke ku më e forta u regjistrua në Hamallaj, 5.1 ballë.
Komento